Lidhje

Gazetarë të Reutersit dëshmojnë problemin e urisë në Korenë e Veriut


Gazetarë të Reutersit dëshmojnë problemin e urisë në Korenë e Veriut
Gazetarë të Reutersit dëshmojnë problemin e urisë në Korenë e Veriut

Një ekip reporterësh të agjencisë Rojters ishin në një vizitë të rrallë në Korenë e Veriut, në disa nga fermat kryesore të vendit, ku kanë fotografuar disa pamje të dhimbshme të fëmijëve të kequshqyer. Fotografitë janë faktet më të fundit për atë që Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar një krizë të rëndë ushqimore në Korenë e Veriut.

Gazetarët e Rojtersit ishin ftuar nga autoritetet koreane dhe ata thanë se vizita e tyre në fermë ishte diçka e rrallë, por njëkohësisht tepër e kontrolluar. Shumë nga fëmijët e fotografuar ishin jetimë dhe Rojeers thotë se disa ishin të ushqyer aq keq, saqë kanë nevojë për t’u shtruar në spital.

Një pediatër u tha gazetarëve se dimri i ashpër dhe përmbytjet masive gjatë verës kanë patur rol në gjendjen e mjerë të fëmijëve.

XS
SM
MD
LG