Lidhje

Koreja e Jugut fillon një raund të ri manovrash ushtarake

  • Zëri Amerikës

Koreja e Jugut fillon një raund të ri manovrash ushtarake

Koreja e Jugut fillon një raund të ri manovrash ushtarake

Koreja e Jugut ka filluar një raund të ri manovrash ushtarake, duke theksuar vendosmërinë e saj për të qëndruar në gatishmëri kundër agresionit të Koresë së Veriut.

Anijet jugkoreane të marinës filluan sot tre ditë manovra pranë bregdetit të vendit, me synimin për t’u përgatitur të sprapsin çfarëdo infiltrimi nga nëndetëset koreanoveriore.

Gjenerali Ju Eun-shik, komandant i forcave që do të zhvillojnë manovrën nesër, bëri një deklaratë ku thoshte se Koreja e Jugut do ta “dënojë” Veriun nëse ky i fundit hap zjarr gjatë manovrave, siç bëri në nëntor në Jongpjon.

Në Washington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs tha se manovra ushtarake e planifikuar nga aleatja e Awerikës është publikuar më së miri dhe ka një natyrë mbrojtëse. Ai tha se kjo manovër në asnjë mënyrë nuk duhet të rrezikojë një përgjigje nga Koreja e Veriut.

Nesër, forcat jugkoreane të këmbësorisë dhe ato ajrore do të bëjnë manovrën më të madhe të përbashkët ushtarake dimërore vetëm 20 kilometra nga kufiri shumë i mbrojtur mes dy Koreve.

Manovrat zhvillohen disa ditë pasi vendi sfidoi kërcënimet e Koresë së Veriut për manovra me artileri në ishullin Jongpjon, ku granatat e Koresë së Veriut vranë katër veta muajin e kaluar. Veriu u tërhoq nga premtimi për t’u hakmarrë për manovrat, megjithatë, forcat jugkoreane vazhdojnë të jenë në gatishmëri për çfarëdo sulmi të papritur.

XS
SM
MD
LG