Lidhje

Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore Jugun nëse manovrat vazhdojnë


Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore Jugun nëse manovrat vazhdojnë
Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore Jugun nëse manovrat vazhdojnë

Koreja e Veriut thotë se është e gatshme të përdorë armët e saj bërthamore në një luftë të shenjtë kundër Jugut, të cilin e akuzon se po nxit armiqësinë me manovrat ushtarake që po zhvillon.

Forcat jugkoreane të këmbësorisë dhe ato ajrore zhvilluan sot në mëngjes, manovrat e fundit, duke goditur me tanke, raketa-lëshues dhe aeroplanë luftarakë F-15 në një luginë të mbuluar nga bora 30 kilometra larg kufirit me Veriun. Forcat e marinës vazhduan ndërkohë ditën e tretë të manovrave në bregdetin lindor të vendit.

"Kjo është një stëvitje e përbashkët e këmbësorisë tonë dhe forcave ajrore kundër provokimeve të armiqve, deri sa t’i bëjmë këta të fundit të pafuqishëm dhe t’i sprapsim.''

Njoftimet koreanoveriore të lajmeve citojnë ministrin e forcave të armatosura Kim Yong Chun t’i jetë referuar arsenalit bërthamor të vendit të tij dhe të ketë thënë se Pheniani është plotësisht i gatshëm të fillojë një luftë të shenjtë."

Presidenti koreanojugor Lee Myung-bak u tregua sfiedues gjatë një vizite sot tek trupat në krye të frontit. Ai tha se Jugu do t’i përgjigjej çfarëdo sulmi nga Veriu me një kundërsulm të fuqishëm, në mënyrë që Pheniani të mos e përsërisë më.

Gjatë një konference për shtyp sot, zëdhënësi i ministrisë së jashtme Kim Young-sun i quajti manovrat si pjesë e stërvitjes së zakonshme.

"Me sa di unë, këto stërvitje zhvillohen rregullisht, dhe po mbahen larg nga Koreja e Veriut."

Zyrtarët ushtarakë thanë se manovrat e përbashkëta në tokë dhe ajër në një poligon ishin më të mëdhatë që ishin zhvilluar ndonjëherë gjatë muajve të dimrit. Banorët lokalë dhe ca gazetarë panë rreth 800 trupa me armë të rënda që godisnin shënjestrat e tyre për rreth tre çerekë ore. Zyrtarët koreanojugor thanë dje se manovra, e cila do të ishte më e madhe se stërvitjet e tjera të zhvilluara më parë në bazë, ishte organizuar në përgjigje të sulmeve me artileri nga Koreja e Veriut në ishullin Jongpjon muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG