Lidhje

Koreja e Jugut në gatishmëri të lartë pas manovrave në brigjet e Veriut


Koreja e Jugut në gatishmëri të lartë pas manovrave në brigjet e Veriut
Koreja e Jugut në gatishmëri të lartë pas manovrave në brigjet e Veriut

Koreja e Jugut vazhdon të jetë në gatishmëri të lartë kundër çdo provokimi nga Koreja e Veriut. Aeroplanët dhe anijet luftarake vazhdojnë patrullimin një ditë pas manovrave ushtarake pranë brigjeve koreanoveriore.

Në Seul, Këshilli Kombëtar i Sigurisë për Jugun u takua në një takim urgjent sot dhe ra dakort të reformonte sistemin e menaxhimit të krizave në vend, i cili është parashikuar të merret me sulmet e mundshme nga Koreja e Veriut.

Koreja e Veriut tha dje se nuk do t’i përgjigjej manovrës së fundit ushtarake, pavarësisht se më parë kishte kërcënuar se do t’u përgjigjej manovrave duke shkaktuar rezultate katastrofike. Një manovër e ngjashme e Koresë së Jugut nxiti sulmin e Koresë së Veriut që la katër persona të vrarë.

Sot nuk kishte ndonjë shenjë veprimesh armiqësore dhe ish diplomati amerikan Bill Riçardson, i cili po kthehej nga një vizitë 5-ditore nga Pheniani, tha se Veriu duket se e ka kuptuar që sfida që i ka bërë opinionit ndërkombëtar ishte e tepruar.

Zyrtarët koreanojugorë thanë megjithatë se do të qëndronin në gatishmëri. Ministri i Mbrojtjes Kim Kuan-Xhin i tha parlamentit sot se vendi po përballet me krizën më të madhe të mbrojtjes që nga përfundimi i luftës së vitit 1953.

XS
SM
MD
LG