Lidhje

Koreja e Jugut dergon në Këshillin e Sigurimit ankesën ndaj Koresë së Veriut


Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates thotë se fundosja e luftanijes koreanojugore është pjesë e një sjelljeje të pamatur agresioni nga Koreja e Veriut.

Zoti Gates u tha ministrave të mbrojtjes së Azisë sot se Shtetet e Bashkuara janë duke vlerësuar mundësi shtesë për t’a vënë Korenë e Veriut përpara përgjegjësisë. Ai nuk dha hollësi.

Koreja e Jugut ia referoi incidentin me Korenë e Veriut Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ditën e premte, duke thënë se luftanija koreanojugore u sulmua nga një nëndetëse e Koresë së Veriut.

Ambasadori i Koresë së Jugut tha se Kombet e Bashkuara duhet të përgjigjen në një mënyrë për të frenuar Veriun nga ato që ata i cilësoi si “provokacione të ardhshme”.

Pheniani ishte kërcënuar se do të përgjigjej me “shpagimin më të ashpër” nëse Seuli e paraqiste çështjen në Këshillin e Sigurimt të OKB-së.

XS
SM
MD
LG