Lidhje

Takim tripalësh i nivelit të lartë për tensionin në Gadishullin Korean


Kryeministri i Kinës Uen Gjiabao, Kryeministri i Japonisë Jukio Hatojama dhe Presidenti i Koresë së Jugut Li Mjun Bak filluan një takim dyditor të nivelit të lartë sot që pritet të përqendrohet në ngritjen e tensionit mes dy Koreve.

Në hapje të takimit, Kryeministri Hatojama premtoi mbështetjen e tij të sinqertë për thirrjen e Seulit për ndëshkimin e Koresë së Veriut nga komuniteti ndërkombëtar për shkak të fundosjes së luftanijes koreanojugore.

Kryeministri kinez i shpreu ngushëllimt e tij për vdekjen e 46 marinarëve pasi anija koreanojugore e patrullimit Çeonan u godit nga një silurë e Koresë së Veriut më 26 mars. Ai tha sje në Seul se Kina dënon çdo akt që cënon paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean.

Një hetim ndërkombëtar doli në përfundimin se luftanija e Koresë së Jugut u fundos pasi u godit nga një silurë e lëshuar nga një nëndetëse e Koresë së Veriut. Peniani e ka hedhur poshtë raportin, duke e quajtur të fallsifikuar.

XS
SM
MD
LG