Lidhje

Kosovë, dy persona arrestohen nën dyshimet për sulme me mjete shpërthyese


Kosovë, dy persona arrestohen nën dyshimet për sulme me mjete shpërthyese
Kosovë, dy persona arrestohen nën dyshimet për sulme me mjete shpërthyese

Në Kosovë, policia bëri të ditur se ka arrestuar dy persona në veriun e Kosovës nën dyshimet për sulme me mjete shpërthyese dhe vepër penale të detyrimit.

Një shqiptar i moshës 43 vjeçare dhe një serb i moshës 35 vjeçare janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer sulme me mjete shpërthyese, ndaj pronarit shqiptar të një furre të bukës në Zveçan, një komunë veriore me shumicë serbe.

Dy të arrestuarit dyshohen për bashkëveprim në atë që policia e ka cilësuar si vepër të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe të detyrimit.

Ndërkohë, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë Vavier Bout de Marnhac tha sot në veri të Kosovës se është synim i tij që të shtojë përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit në të dyja anët e lumit Ibër, duke nënvizuar se lidhjet e krimit dhe të trafikimit janë të zhvilluara në të dyja anët e qytetit.

XS
SM
MD
LG