Lidhje

Debate për gjendjen në veriun e Kosovës

  • Leonat Shehu

Debate për gjendjen në veriun e Kosovës

Debate për gjendjen në veriun e Kosovës

Në Kosovë, autoritetet thanë se komuniteti ndërkombëtarë duhet të ushtrojë më shumë trysni ndaj Beogradit për zhbllokimin e rrugëve në veriun e Kosovës. Serbët lokal ndërkaq po mbajnë të mbyllura të gjitha rrugët në zonë në shenjë mospajtimi me vendosjen e policisë dhe doganierëve të Kosovës në vendkalimet kufitare me Serbinë në veri. Beogradi po kërkon që çështja e vendkalimeve të diskutohet në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa Prishtina thotë se kjo çështje është mbyllur me marrëveshjen e arritur në fillim të shtatorit për njohjen e vulave doganore.

XS
SM
MD
LG