Lidhje

Nënpresidenti Bajden përshëndet marrëveshjet Kosovë-Serbi

  • Zëri Amerikës

Nënpresidenti Bajden përshëndet marrëveshjet Kosovë-Serbi

Nënpresidenti Bajden përshëndet marrëveshjet Kosovë-Serbi

Pas takimit të shkurtër që zhvilluan në Romë më 2 qershor, nënpresidenti amerikan Xho Bajden dhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga zhvilluan dje një bisedë telefonike. Sipas një deklarate të zyrës së nënpresidentit, zoti Bajden kishte përsëritur përgëzimet e tij për zgjedhjen e zonjës Jahjaga dhe kishte theksuar mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakthyeshme të Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj si një demokraci shumetnike.

Nënpresidenti Bajden ka përshëndetur arritjen e marrëveshjeve të 2 korrikut në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka theksuar nevojën për përparim të mëtejshëm në çështje që sjellin përfitime praktike për qytetarët e të dyja vendeve.

Nënpresidenti amerikan dhe Presidentja Jahjaga diskutuan gjithashtu mbi përpjekjet e Kosovës për të luftuar korrupsionin, për të forcuar shtetin ligjor dhe për të vazhduar reformat e brendshme në Kosovë, duke nënvizuar se këto janë hapa themelore për tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

XS
SM
MD
LG