Lidhje

Bisedimet Kosovë – Serbi, shtyhen për në shtator


Bisedimet Kosovë – Serbi, shtyhen për në shtator
Bisedimet Kosovë – Serbi, shtyhen për në shtator

Raundi i radhës i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e cështjeve të përbashkëta, do të vazhdojnë në shtator. I dërguari i Bashkimit Evropian Robert Kuper, bëri të ditur se është anuluar takimi i radhës i paraparë për nesër në Bruksel.

Në një deklaratë për opinion, zoti Kuper ka theksuar se takimi është shtyrë, meqë nuk dukej se palët do të dakordoheshin për ndonjë marrëveshje.

Sipas tij, procesi është në një fazë diskutimesh shumë afër marrëveshjeve për disa çështje dhe nuk ka pse të mbahet takimi përderisa nuk duket se do të ketë ndonjë pajtim. Prandaj është vendosur që bisedimet të rifillojnë në shtator, sepse atëherë, sipas zoti Kuper, do të ketë një perspektivë më të mirë për pajtim për çështje të caktuara.

Kosova dhe Serbia filluan në mars të këtij viti bisedimet për zgjidhjen e cështjeve të interesit të përbashkët të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Në fillim të këtij muaji, të dyja palët ishin pajtuar për disa fusha që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë, regjistrat civil dhe diplomat shkollore e universitare. Në takimin tashmë të anuluar, ishte planifikuar të diskutohej për disa cështje përfshirë edhe energjinë dhe telekomunikacionin.

Këto janë bisedimet e para që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, e cila vazhdon të kundërshtohet nga Serbia.

XS
SM
MD
LG