Lidhje

Emërohet kryetari i grupit të posaçëm hetimor për akuzat për trafikim organesh


Emërohet kryetari i grupit të posaçëm hetimor për akuzat për trafikim organesh
Emërohet kryetari i grupit të posaçëm hetimor për akuzat për trafikim organesh

Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë në Kosovë, bëri të ditur sot se një prokuror amerikan do të drejtojë punën e grupit hetues të EULEX-it për hetimin e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dikc Marty për trafikim organesh në Kosovë. Në një njoftim të këtij misioni thuhet se Xhon Klint Uilliamson do të jetë kryeprokuror në Grupin hetues.

Në qershor të këtij viti, Bashkimi Evropian vendosi themelimin e një Grupi hetues për pretendimet e ngritura në dhjetor të vitit 2010 nga senatori zviceran Dick Marty, mbi siç thuhet, përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe kryeministri Hashim Thaçi, për përfshirje në trafikimin e organeve të personave që, siç thuhet ishin rrëmbyer nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pretendimet e ngritura në raport, nxitën reagime të zemëruara në Prishtinë ku autoritetet hodhën poshtë pohimet e tilla ndërsa u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë me drejtësinë ndërkombëtare për hetimin e të gjitha pretendimeve.

Hetimet paraprake nga ana e EULEX-it kanë filluar më 27 janar të këtij viti.

Pohimet e tilla për herë të parë u ngritën nga ish kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte në librin e saj “Gjuetia”, të botuar në vitin 2008. Pas kësaj një numër organizatash ndërkombëtare kërkuan hetime, ndërsa Këshilli i Evropës caktoi zotin Dick Marty të merret me këtë çështje.

XS
SM
MD
LG