Lidhje

Serbia kërcënon se do të ndalë bashkëpunimin me EULEX-in


Serbia kërcënon se do të ndalë bashkëpunimin me EULEX-in
Serbia kërcënon se do të ndalë bashkëpunimin me EULEX-in

Serbia kërcënoi se do të ndalë bashkëpunimin me misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX pasi autoritetet e BE-së nuk lejuan vizita të paplanifikuara nga ana e zyrtarëve serbë.

Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç i akuzoi zyrtarët e Bashkimit Evropian se mbajnë anën e shumicës shqiptare të Kosovës.

Zoti Bogdanoviç tha se misioni i Bashkimit Evropian po shkel mandatin e tij për të qënë i paanshëm.

Vendimi i zyrtarëve të BE-së për të mos lejuar zyrtarët serbë në Kosovë i paraprin zgjedhjeve të së dielës të sponsorizuara nga Serbia në qytetin e Mitrovicës, qytet ky i ndarë mes serbëve dhe shqiptarëve.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe autoritetet e Kosovës thonë se nuk do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe se vetëm zgjedhje të organizuara nga qeveria e Kosovës janë të ligjshme.

XS
SM
MD
LG