Lidhje

Ende nuk ka marrëveshje për datën e zgjedhjeve në Kosovë


Ende nuk ka marrëveshje për datën e zgjedhjeve në Kosovë
Ende nuk ka marrëveshje për datën e zgjedhjeve në Kosovë

Në Kosovë, partitë politike nuk janë pajtuar rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme të cilat u bënë të pashmangshme për tejkalimin e gjendjes së krijuar pas dorëheqjes së presidentit Fatmir Sejdiu. Pas takimit të sotëm të ushtruesit të detyrës së presidentit Jakup Krasniqi me përfaqësuesit e partive politike u tha se të gjitha janë pajtuar se ato duhet të mbahet brenda afateve kushtetuese por data është e diskutueshme.

Partia Demokratike e mendon se java e parë e muajit shkurt të vitit të ardhshëm, do të mund të ishte periudha më e përshtatshme sepse me këtë siç thuhet, do të krijohej hapësirë e mjaftueshme për numërimin e votave dhe vërtetimin e rezultateve si dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se orientimi themelor i partisë së tij është që 6 marsi i vitit të ardhshëm të jetë ditë e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi tha se do të vazhdojnë këshillimet edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe ekspertë të kësaj çështjeje për caktimin e një date të saktë. Por, ai tërhoqi vëmendjen se 28 marsi i vitit të ardhshëm është afati i fundit kur Kosova duhet të ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet. Kjo datë shënon edhe fundin e periudhës kur sipas Kushtetutës kryetari i Parlamentit mund të ushtrojë detyrën e presidentit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG