Lidhje

Drews: Barrikadat duhet të hiqen në kuadër të një procesi politik


Drews: Barrikadat duhet të hiqen në kuadër të një procesi politik
Drews: Barrikadat duhet të hiqen në kuadër të një procesi politik

Në Kosovë, komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s, gjenerali gjerman Erhard Drews, tha sot se do të dëshironte që barrikadat në veriun e Kosovës të largohen si rezultat i një procesi politik, por KFOR-i është i gatshëm që t’i largojë ato edhe me forcë. Serbët lokal po mbajnë të mbyllura të gjitha rrugët e zonës në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së policisë kufitare dhe doganierëve të Kosovës në vendkalimet kufitare me Serbinë. Situata në zonë ka pamundësuar edhe vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike të interesit të përbashkët, meqë Beogradi thotë se nuk mund të bisedohet për çështje të tilla përderisa është e hapur çështja e vendkalimeve kufitare në veriun e Kosovës.

XS
SM
MD
LG