Lidhje

Kosovë: Rezultatet paraprake i japin fitore PDK-së në Gjilan


Kosovë: Rezultatet paraprake i japin fitore PDK-së në Gjilan
Kosovë: Rezultatet paraprake i japin fitore PDK-së në Gjilan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Gjilanit. Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë Qemajl Mustafa ka fituar 58% të votave ndaj 42% të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi. Zyrtarët e Komisionit bënë të ditur se në rezultatet paraprake nuk hyjnë votat me kusht, ndërkaq pas numërimit të tyre, pritet të jepen rezultatet përfundimtare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se në raundin e tretë të zgjedhjeve për kryetar të Gjilanit nuk ka pasur parregullsi që do të mund të ndikojnë në rezultatin e përgjithshëm.

Rivotimi në këtë komunë u vendos pas regjistrimit të parregullsive ne raundin e dytë të zgjedhjeve, që u mbajtën më 13 dhjetor të vitit të kaluar dhe trajtimeve të çështjes edhe nga Gjykata e Lartë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG