Lidhje

Ndalohet autokolona e komandantit të KFOR nga serbët në veri të Kosovës

  • Leonat Shehu

Ndalohet autokolona e komandantit të KFOR nga serbët në veri të Kosovës

Ndalohet autokolona e komandantit të KFOR nga serbët në veri të Kosovës

Protestuesit serbë ndaluan sot autokolonën e komandantit të forcave të NATO-s në Kosovë, gjeneralit Erhard Drews dhe zëvendësshefit të EULEX-it, Andy Sparks, të cilët po synonin të kalonin përmes vendkalimit kufitar të Kosovës me Serbinë në veri.

Të dy zyrtarët u kthyen mbrapsht. Protestuesit serbë thanë se vetëm komandanti i KFOR-it mund të vazhdonte rrugën. Banorët serbë e akuzojnë EULEX-in, duke thënë se ai nuk tregohet i paanshëm ndaj statusit të Kosovës. Javën e kaluar, banorët lokalë serbë thanë se do të zhbllokonin pjesërisht rrugët në veri për të lejuar lëvizjen e lirë të KFOR-it, ndërsa lëvizjen e trupave të EULEX-it e kushtëzuan me garancitë që ata të mos transportojnë doganierët dhe policinë kufitare të Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Drews, ka deklaruar se nuk do të lejojë ndarje ndërmjet KFOR-it dhe partnerëve të tij ndërkombëtarë në Kosovë, duke kërkuar lëvizje të lirë në veri të pakushtëzuar.

XS
SM
MD
LG