Lidhje

Analisti Spahiu: Qeveria e ka neglizhuar Veriun e Kosovës


Analisti dhe botuesi nga Mitrovica Nexhmedin Spahiu thotë se qeveria e Kosovës e ka neglizhuar veriun e Kosovës duke u përqendruar më shumë tek çështja e pavarësisë dhe e njohjeve. Kryetari i Kuvendit të OJQ-ve në Kosovë, tha sot në një intervistë për Zërin e Amerikës se nga kjo neglizhencë problemet janë rënduar duke krijuar një situatë “ku terrorizmi po troket në derë”. Zoti Spahiu tha se qeveria e Kosovës nuk duhet të përjashtojë asnjë mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Veriut, në bashkëpunim me vendet mike të Kosovës, por pa pritur që çdo nismë të ndërmerret prej tyre.

XS
SM
MD
LG