Lidhje

Prishtinë: Protestë për lirimin e katër ish pjesëtarëve të UÇK-së


Prishtinë: Protestë për lirimin e katër ish pjesëtarëve të UÇK-së
Prishtinë: Protestë për lirimin e katër ish pjesëtarëve të UÇK-së

Në Prishtinë sot u zhvillua një protestë me kërkesat për lirimin e katër ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënuar me mbi 100 vjet heqje lirie nën akuzat për vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje shqiptare në vitin 2001. Procesi gjyqësor që kishte filluar në vitin 2003 kaloi nëpër disa shkallë, ndërsa dënimet u vërtetuan në tetor të vitit të kaluar. Tani Gjykata e lartë e Kosovës duhet të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit që është instrumenti i fundit ligjor i paraparë me ligjet në fuqi. Zyrtarë të misionit të EULEX-it, i cili mbikëqyr drejtësinë, bënë thirrje që çështja t’i lihet gjykatës së lartë të vendit.

XS
SM
MD
LG