Lidhje

Një tërmet prej 5.2 shkallësh godit Kosovën

  • Ilir Ikonomi

Një tërmet prej 5.2 shkallësh godit Kosovën

Një tërmet prej 5.2 shkallësh godit Kosovën

Autoritetet e Institutit Sizmologjik në Kosovë thanë se vendi është goditur nga një tërmet prej 5.2 shkallësh sipas Richterit. Dridhjet që u regjistruan rreth orës 14 e 38 minuta ishin me epiqendër rreth 6 kilometra në juglindje të Istogut në Kosovën perëndimore.

Lëkundjet janë ndjerë pothuajse në tërë Kosovën, ndërsa tani për tani nuk ka njoftime për pasoja në njerëz apo dëme materiale.

Ndërkohë, sipas Institutit Sizmiologjik të Serbisë, epiqendra e tërmetit ishte diku në rajonin e Zubin Potokut, në veri të Kosovës, ndërsa fuqia e tij ishte në rreth 5 shkallë sipas Richterit.

XS
SM
MD
LG