Lidhje

Autoritetet serbe arrestojnë një shqiptar të Kosovës


Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, bëri të ditur se ka arrestuar një shqiptar të Kosovës, nën dyshimet për siç thuhet krime lufte. Autoritetet serbe thanë se kanë arrestuar Mark Kasnecin, në vendkalimin kufitarë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiç, u tha medieve serbe se “i arrestuari dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë".

Mediat serbe e cituan atë të ketë thënë se “ky arrestim nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike. Bëhet fjalë për krime lufte kundër popullsisë civile. Nëse ai është fajtor, do të tregojë procesi i mëtejshëm".

Ndërsa zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariç, citohet të ketë thënë se i arrestuari "si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kryer krime ndaj civilëve serbë në fshatin Kramirovc, në vitin 1998".

Nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm në Kosovë rreth këtij arrestimi.

XS
SM
MD
LG