Lidhje

Kosovë: Serbët protestojnë për çështjen e telefonisë celulare


Kosovë: Serbët protestojnë për çështjen e telefonisë celulare
Kosovë: Serbët protestojnë për çështjen e telefonisë celulare

Qindra pjesëtarë të komunitetit serb protestuan sot në Graçanicë afër Prishtinës kundër mënjanimit të transmetuesve të telefonisë celulare të Serbisë. Protestuesit kërkuan kthimin në funksion të operatorëve të telefonisë celulare duke akuzuar autoritetet e Kosovës për sic thuhet izolim të komunitetit serb. Nënkryetarja e Këshillit Kombëtar Serb tha se me këto veprime, autoritetet e Kosovës po synojnë destabilizimin e gjendjes në zonat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serb.Zyrtarët e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit thanë se veprimet e tyre janë në funksion të vendosjes së ligjshmërisë dhe deri tash 26 transmetues të operatorëve të paligjshëm janë mënjanuar në tërë Kosovën. Ata thanë se operacioni nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike të asnjë qytetari të Kosovës. Mënjanimi i transmetuesve ka nxitur reagime të ashpra të autoriteteve të Beogradit të cilët paralajmëruan edhe kundër reagime. Në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe persona të panjohur për policinë kanë dëmtuar disa transmetues të operatorëve të licencuar ne vend. Operacioni i mënjanimit të transmetuesve nga Serbia është pasuar nga vendimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës që të shpërndajë falas numra për pjesëtarët e komunitetit serb.

XS
SM
MD
LG