Lidhje

Kosovë: Serbët në veri kundërshtojnë zhbllokimin e rrugëve


Kosovë: Serbët në veri kundërshtojnë zhbllokimin e rrugëve

Kosovë: Serbët në veri kundërshtojnë zhbllokimin e rrugëve

Disa qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veriun e Kosovës, protestuan sot në afërsi të komunës së Zubin Potokut, në kundërshtim të thirrjeve për mënjanimin e barrikadave në atë zonë. Forcat paqeruajtëse të NATO-s u kanë bërë thirrje serbëve lokalë që deri nesër të zhbllokojnë rrugët në atë zonë, të cilat po mbahen të bllokuara në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së policisë kufitare dhe doganierëve të Kosovës në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Forcat paqeruajtëse thanë se protestuesve serb u është dhënë mundësia që gjatë fundjavës dhe sot të bëjnë zhbllokimin e pakusht të të gjitha rrugëve me qëllim të vendosjes së lëvizjes së lirë. KFOR-i ka tërhequr vërejtjen se nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve për një kohë të gjatë, ndërsa barrikadat i ka cilësuar të paligjshme.

Të paktën 11 veta u plagosën në fund të shtatorit gjatë një përleshjeje ndërmjet forcave të NATO-s dhe protestuesve serbë, ndërsa në korrik, një pjesëtarë i policisë së Kosovës u vra në një pritë në veriun e banuar me shumicë serbe.

Beogradi, i cili kundërshton pavarësinë e Kosovës, kërkon që në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të përfshihet statusi i vendkalimeve kufitare me Serbinë, ndërsa Prishtina refuzon të diskutojë me Beogradin çdo çështje që ka të bëjë me rregullimin e brendshëm të Kosovës.

Komisioni Evropian vendosi rifillimin e bisedimeve me Kosovën si kusht për fillimin e dialogut për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG