Lidhje

Kosovë: Arrestohet një serb i dyshuar për vrasjen e policit shqiptar


Kosovë: Arrestohet një serb i dyshuar për vrasjen e policit shqiptar
Kosovë: Arrestohet një serb i dyshuar për vrasjen e policit shqiptar

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit në Kosovë, bëri të ditur se ka arrestuar një person të kërkuar në lidhje me vrasjen e oficerit të policisë së Kosovës, Enver Zymberi, vrasje kjo e kryer më 26 korrik 2011.

Në një komunikatë për opinion u bë e ditur se arrestimi është kryer në fshatin Çabër të komunës së Zubin Potokut, një nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. EULEX-i nuk ka dhënë asnjë hollësi rreth identitetit të të arrestuarit i cili po merret në pyetje nga prokurorët vendas e ndërkombëtar.

Burimet serbe thanë se i arrestuari me inicialet R.V. është nga fshati Zhupce i komunës së Zubin Potokut.

Enver Zymberi, pjesëtar i njësisë së posaçme të policisë së Kosovës u vra në një pritë në afërsi të Zubin Potokut, gjatë një operacioni për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veri. Një ditë më vonë ai u shpall hero i Kosovës me dekret të posaçëm të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Hetimet e EULEX-it dhe policisë së Kosovës bënë që të shpallen në kërkim pesë pjesëtarë të komunitetit serb të dyshuar për vrasjen e policit.

Sot është mbushur një gjysme viti që kur rrugët në veri po mbahen të bllokuara nga serbët lokal që kundërshtojnë çdo përpjekje për shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në atë zonë.

XS
SM
MD
LG