Lidhje

Kosovë: Ish-kryeministri Kosumi, në zgjedhje me parti të re


Kosovë: Ish-kryeministri Kosumi, në zgjedhje me parti të re

Kosovë: Ish-kryeministri Kosumi, në zgjedhje me parti të re

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, deri tani edhe nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndahet nga kjo parti dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare me një subjekt të vecantë politik. Nëpërmjet një deklarate për opinion, zoti Kosumi ka bërë të ditur se “pas shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës dhe përfundimit të mandatit të tij si deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ai do të marrë pjesë në zgjedhje me një formacion të ri politik. Zoti Kosumi ka njoftuar se është duke krijuar lëvizjen qytetare ‘Për Demokraci’.

Ky vendim i jep fund bashkëpunimit të tij me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila drejtohet nga Ramush Haradinaj. Zoti Kosumi në vitin 2005 mori postin e kryeministrit të vendit pas dorëzimit të zotit Haradinaj në gjykatën e Hagës.

Në fillim të vitit 2006 ai u largua nga posti, në kuadër të ndryshimeve në skenën politke që pasuan vdekjen e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Largimi nga ky post kishte shënuar edhe fillimin e ftohjes së marrëdhënieve të tij me Aleancën për Ardhëmrinë e Kosovës, të cilës I ishte bashkuar pas luftës në Kosovë, në kohën kur zoti Kosumi drejtonte Partinë Parlamentare të Kosovës.\

XS
SM
MD
LG