Lidhje

GJND do të deklarojë opinionin mbi pavarësinë e Kosovës më 22 korrik


Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë ka bërë të ditur se opinioni këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës do të shpallet më 22 korrik. Seanca do të mbahet në ora 15:00 në të cilën presidenti i Gjykatës, japonezi Hisashi Owada do ta lexojë publikisht vendimin. Në njoftimin e Gjykatës thuhet se në këtë seancë do të ftohen përfaqësuesit e të gjitha shteteve që kanë marrë pjesë në procesin rreth ligjshmërisë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në nëntor të vitit të kaluar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i përfundoi seancat dëgjimore mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky proces vuri përballë njëra tjetrës jo vetëm Kosovën dhe Serbinë, por edhe 26 shtete të tjera 14 nga të cilat ishin në favor të pavarësisë së shtetit të ri.

XS
SM
MD
LG