Lidhje

Mitrovicë: EULEX-i arreston një serb të Kosovës


Mitrovicë: EULEX-i arreston një serb të Kosovës

Mitrovicë: EULEX-i arreston një serb të Kosovës

Në Kosovë, zyrtarët e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, bënë të ditur se kanë arrestuar një pjesëtarë të komunitetit serb në veri të Mitrovicës. I arrestuari i cili është në të tridhjetat, përballet me akuza që ndërlidhen me kërcënimet ndaj zyrtarëve publikë, posedimin e paligjshëm të armëve dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në njoftimin e EULEX-it, thuhet se hetimet po kryhen nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it të Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës. Ndaj të arrestuarit ka edhe një fletëarrest ndërkombëtar.

Ky është arrestimi i dytë gjatë kësaj jave në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Të hënën EULEX-i kishte arrestuar një person nën akuzat për tentativë vrasjeje, posedim të paligjshëm të armëve dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Ndërkohë, KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë shtuar masat e sigurisë në veri, si pasojë e incidenteve të shpeshta që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit në këtë pjesë të Kosovës.

XS
SM
MD
LG