Lidhje

Në veri të Kosovës vritet një pjesëtar i komunitetit boshnjak

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, policia bëri të ditur se në rrethana të pasqaruara është vrarë një pjesëtar i komunitetit boshnjak. Vrasja ka ndodhur në një fshat të komunës së Leposaviqit, një nga komunat me shumicë serbe në veri.

I vrari është Shefko Sallkoviç, nga fshati Rvatska i komunës së Leposaviqit, pjesëtar i koalicionit “Vakat”, që mbledh rreth vetes një pjesë të përfaqësuesve politikë të boshnjakëve në Kosovë.

Sipas policisë vrasja, ka ndodhur në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinje, kur mbi makinën me të cilën po udhëtonte i ndjeri, është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje.

Me këtë rast është plagosur edhe një person tjetër, i cili ndodhej në makinën e viktimës. Policia tha se ende nuk dihen autorët e as motivet e mundshme të kësaj vrasjeje.

XS
SM
MD
LG