Lidhje

Zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për komunën e Parteshit


Zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për komunën e Parteshit
Zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për komunën e Parteshit

Në fshatin Partesh afër komunës së Gjilanit në Kosovën lindore sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për pushtetin lokal me çka ky fshat shndërrohet në komune të re në kuadër të procesit të decentralizmit të pushtetit në vend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjitha vendvotimet janë hapur më kohë dhe të drejtën e votës e kanë mbi 3 mijë pjesëtarë të komunitetit serb. Me zgjedhjet e sotme përmbyllet procesi i ngritjes së katër nga pesë komunat e reja me shumicë serbe të parapara me planin e krye negociatorit ndërkombëtare Martti Ahtisaari në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës.

Ndërkaq komuna e re në veriun e Mitrovicës, e paraparë më ketë plan pritet të krijohet pas zgjedhjeve që sipas planeve të Prishtinës do të duhej të mbaheshin brenda këtij viti, por tashmë është e qartë se kjo nuk do të ndodhë para vitit të ardhshëm. Mbajtja e zgjedhjeve në veriun e Mitrovicës dhe tri komuna të tjera me shumicë serbe në veriun e Kosovës janë pjesë e një strategjie të posaçme të autoriteteve vendase e ndërkombëtare, për integrimin e veriut. Kjo strategji, e cila parasheh në radhë të parë mënjanimin e strukturave paralele serbe kundërshtohet ashpër nga serbët lokal dhe Beogradi i cili vazhdon të kundërshtojë ashpër pavarësinë e Kosovës.

Veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe është skenë e ndarjeve më të thella etnike. Zhvillimet në atë pjesë mund të jenë tema kryesore e bisedimeve të mundshme për çështje praktike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat janë paralajmëruar të ndodhin pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Kosovës që pritet të shpallet të enjten më 22 korrik.

XS
SM
MD
LG