Lidhje

Kosovë: Policia njofton për 2 incidente në veri të vendit

  • Leonat Shehu

Kosovë: Policia njofton për 2 incidente në veri të vendit

Kosovë: Policia njofton për 2 incidente në veri të vendit

Në Kosovë, policia bëri të ditur për disa incidente në veriun e Kosovës të banuar ne shumicë serbe. Një makinë është djegur në orët e hershme të mëngjesit më komunën ë Zubin Potokur, kur persona të panjohur kishin hedhur shishe me benzinë mbi të. Pak minuta më vonë, persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri në dy dyqane në këtë qytet. Të dy incidentet kanë kaluar pa pasoja në njerëz por me dëme materiale,

Policia tha se të dy incidentet janë cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërsa tash për tash nuk dihet për autorët dhe motivet e mundshme të tyre.

Mbrëmë në veri të Mitrovicës i është vënë zjarri një kioske, e cila pjesë e një projekti të administratës së Kombeve të Bashkuara për zhvendosjen e një tregu në atë zonë. Incidenti ka kaluar pa pasoja në njerëz.

Po, sot në orët e hershme të mëngjesit, sipas policisë, është sulmuar fizikisht pronari shqiptar i një furre të bukës në komunën e Zvecanit. Policia tha se gjatë këtij sulmi, pronari ka pësuar plagë të lehta, ndërsa incidenti ishte etnikisht i motivuar. I sulmuari është i vetmi shqiptar që jeton në atë qytezë. Furra e tij e bukës është sulmuar edhe në dy raste të tjera me mjete shpërthyese.

Po sot në veriun e Mitrovicës ka qëndruar edhe Komandanti i krahut jugor të NATO-s admirali amerikan Mark Fitzgerald, i cili ka deklaruar se KFOR-i do të vazhdojë të mbështesë EULEX-in dhe Policinë e Kosovës për vendosjen e sundimit të ligjit në atë pjesë të Kosovës. Komentet e tij u bënë gjatë vizitës lamtumirëse në Kosovë pak ditë para se të dalë në pension.

XS
SM
MD
LG