Lidhje

Kroaci: Ish-kryeministri Ivo Sanader nuk siguron lirim me kusht

  • Zëri Amerikës

Kroaci: Ish-kryeministri Ivo Sanader nuk siguron lirim me kusht

Kroaci: Ish-kryeministri Ivo Sanader nuk siguron lirim me kusht

Një gjykatë kroate mori vendimin që ish-kryeministri Ivo Sanader të qëndrojë në burg në pritje të gjyqit nën akuzat për korrupsion.

Gjykatësi Kresimir Devcic i gjykatës së Zagrebit arriti sot në përfundimin që zoti Sanader të mos lirohet me kusht sepse ekzistonte rreziku që të largohej nga vendi me avion. Gjykatësi e mori vendimin pavarësisht nga oferta e avokatëve të tij për ta lënë të lirë me kusht kundrejt një shume prej 2.2 milionë dollarësh. Bashkëshortja edhe miq të ish-kryeministrit kishin vënë në dispozicion shtëpitë në këmbim të lirimit të tij.

Zoti Sanader që dha dorëheqjen në vitin 2008 është paditur për dy akuza për korrupsion dhe përballet me disa hetime për shpërdorim pushteti. Ai u akuzua muajin e kaluar se kishte pranuar ryshfet në negociatat me një bankë austriake dhe ka bërë mashtrime në vlerën prej miliona dollarësh lidhur me firma shtetërore. Seanca e parë e gjyqit të tij fillon më 28 tetor. Zoti Sanader ka mohuar të ketë vepruar në mënyrë të paligjshme.

Ai u arrestua në Austri dhjetorin e kaluar dhe u ekstradua në Kroaci, ku ndodhet në burg që nga korriku.

XS
SM
MD
LG