Lidhje

Kuarteti, thirrje Izraelit të ndalë aktivitetin e ndërtimit të vendbanimeve


Kuarteti ndërkombëtar i paqes për Lindjen e Mesme i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalë aktivitetin e ndërtimit të vendbanimeve, dhe u ka bërë thirrje Izraelit dhe palestinezëve që t'u rikthehen negociatave të paqes. Pas një takimi sot, në Moskë, diplomatët u bënë thirrje të dyja palëve të rifillojnë bisedimet dhe të hartojnë një plan që t'i japë fund pushtimit izarelit dhe të krijojë një shtet palestinez. Në një deklaratë që bëri sot, Kuarteti i bën thirrje Izarelit ta ndalë aktivitetin e ndërtimit të kolonive dhe dënoi përsëri ndërtimin nga ana e Izraelit të 1,600 shtëpive të reja në Jeruzalemin Lindor, duke thënë se aneksimi i kësaj zone nuk njihet nga ndërkombëtarët. Kuarteti, i përbërë nga SHBA, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Bashkimi Europian, gjithashtu ka bër thirrje për rifillimi e bisedimeve të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve, me synimin përfundimtar për të arritur një marrëveshje brenda 24 muajve. Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Liberman tha sot se paqja nuk mund të imponohet articifialisht, përmes një kalendari jo realist. Ai tha se deklarata e Kuartetit u jep palestienzëve përshtypjen se ata mund të përdorin pretekste të rreme për shmangien e bisedimeve të drejtpërdrejta. Ndërsa presidenti palestinez Mahmud Abbas e përshëndeti deklaratën e Kuartetit dhe shtoi se është shumë e rëndësishme që Izraeli të ndalë aktivitetin e ndërtimit të vendbanimeve në territoret e pushtuara.

XS
SM
MD
LG