Lidhje

Papa: Kisha Katolike, e gatshme të ndihmojë Kubën të shkëputet nga komunizmi

  • Ardita Dunellari

Papa Benedicti thotë se Kisha Katolike është e gatshme që të ndihmojë Kubën për t’u shkëputur nga komunizmi dhe se ideologjia marksiste nuk korrespondon me realitetin. Papa foli sot gjatë udhëtimit për në Meksikë. Ai u tha gazetarëve se Kisha dëshiron të ndihmojë Kubën që të shkëputet “pa kaluar trauma” nga komunizmi. Ai tha se kubanezët duhet të kërkojnë rrugë të reja me qetësi e në mënyrë konstruktive.

Duke folur për dhunën e trafikut të drogës që është një plagë e rëndë në Meksikë, Papa tha se Kisha duhet të bëjë gjithshka që mundet për të parandaluar përfshirjen e të rinjve, të cilët mashtrohen për të hyrë në kartelet e drogës.

Meksika është ndalesa e parë e udhëtimit 5 ditor të Papës në Amerikën Latine. Më pas ai do të shkojë në Kubë për dy ditë. Këto janë vizitat e para të tij në të dy vendet. Vizita e Papa Benedictit në Meksikë nis me qytetin Leon, ku pritet që ai të mbajë një meshë në qiell të hapur ditën e dielë.

XS
SM
MD
LG