Lidhje

Raul Kastro: Duhet të kufizojmë mandatet e udhëheqësve

  • Zëri Amerikës

Raul Kastro: Duhet të kufizojmë mandatet e udhëheqësve

Raul Kastro: Duhet të kufizojmë mandatet e udhëheqësve

Presidenti i Kubës Raul Kastro ka propozuar vendosjen e kufizimeve kohore për mandatet e udhëheqësve të këtij ishulli komunist që është sunduar për 52 vjet nga ai vetë dhe vëllai i tij, Fidel Kastro.

Në fjalimin që mbajti dje në hapje të Kongresit të Partisë Komuniste, zoti Kastro tha se politikanët duhet të shërbejnë për një kohë të kufizuar deri në dy mandate nga 5 vjet secili. Ai nuk dha hollësi të mëtejshme për propozimin.

Të 1 mijë delegatët e mbledhur në Kongresin e parë të partisë në afro 14 vjet, pritet të miratojnë reforma ekonomike të propozuara nga presidenti 79 vjeçar.

Dje më herët, mijëra ushtarakë kubanë dhe qytetarë të ndryshëm morrën pjesë në një paradë festive me rastin e 50 vjetorit të fitores së Kubës ndaj Shteteve të Bashkuara në Gjirin e Derrave dhe shpalljes së socializimit në vend.

84-vjeçari Fidel Kastro nuk u duk në festimet e djeshme.

XS
SM
MD
LG