Lidhje

Të paktën 40 të vdekur nga protestat e opozitës në Kirgistan


Zyrtarët kirgizë thanë se të paktën 40 persona janë vrarë dhe më shumë se 400 të tjerë janë plagosur në përleshjet mes policisë dhe protestuesve antiqeveritarë në kryeqytetin Bishkek.

Kaosi shpërtheu sot pasi policia në kompleksin qeveritar filloi të qëllonte për të sprapsur turmat e demonstruesve opozitarë të mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Kurmanbek Bakiyev.

Dëshmitarët thanë se policia përdori fillimisht gazin lotsjellës sot para se të hapte zjarr ndërsa protestuesit çanë gardhin para ndërtesave qeveritare me një makinë të blinduar.

Mijëra demonstrues më pas hynë në zyra të tjera qeveritare në qytet përfshi parlamentin e Kirgistanit. Protestuesit i vunë zjarrin zyrës së prokurorit dhe morën gjithashtu në kontroll televizionin shtetëror.

Drejtuesit e opozitës thanë se kanë krijuar një qeveri të re dhe po negociojnë me presidentit Bakiyev. Ata pretendojnë se të paktën 100 persona janë vrarë në përleshje.

XS
SM
MD
LG