Lidhje

Kirgistani i kërkon ndihmë Rusisë për shtypjen e dhunës, Rusia refuzon

  • Zëri Amerikës

Presidentja e përkohëshme e Kirgistanit, Roza Otunbajeva thotë se i ka kërkuar Rusisë të dërgojë trupa për të ndihmuar në shtypjen e dhunës etnike që ka lënë të paktën 50 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Zonja Otunbajeva tha sot se pa ndihmë nga jashtë, autoritetet vendase nuk do të jenë në gjendje t’i japin fund dhunës në qytetin jugor Osh, i dyti për nga madhësia në Kirgistan.

Ajo foli me Kryeministrin e Rusisë, Vladimir Putin për gjendjen dhe pak pas kësaj bosede, një lajm nga Moska bëri të ditur se nuk do të ketë lëvizje të menjëherëshme trupash për në Kirgistan.

Dhuna etnike që shpërtheu të enjten vazhdoi edhe sot, megjithëse qeveria e përkohëshme shpalli gjendjen e jashtëzakonëshme dhe dërgoi trupa në zonë.

Rreth 650 njerëz janë plagosur në përleshjet mes shumicës kirgize dhe pakicës uzbeke në Osh që është baza e mbështetjes së ish presidentit
Kurmanbek Bakijev. Ai u përmbys nga pushteti dhe u largua nga vendi në fillim të muajit prill gjatë një kryengritjeje që la 85 të vdekur.

XS
SM
MD
LG