Lidhje

Lasëni vullkanik në Kaliforninë veriore


Lasëni vullkanik në Kaliforninë veriore
Lasëni vullkanik në Kaliforninë veriore

Në rubrikën tonë të përjavëshme “Parqet kombëtare të Amerikës”, do t’ju sjellim sot pamje nga parku kombëtar Lasëni Vullkanik në Kaliforni. Pamja më dominuse e parkut është ajo që i ka dhënë edhe emrin, maja Lasën, krateri më i madh vullkanik në botë dhe vullkani i skajit më jugor të Vargmalit të Kaskadave.

Në pjesën veriore të Kalifornisë, pyjet e dendur, liqenet dhe fushat e gjelbra të mbushura me lule i gjen me gjithë çiltërsinë e tyre në parkun kombëtar Lasëni Vullkanik (Lassen Volcanic). Me pamjen e saj paqësore, kjo majë me një lartësi rreth 400 metra mbi nivelin e detit ngrihet në skajin jugor të Vargmalit të Kaskadave që shtrihet në veri deri në provincën kanadeze të Kolumbias Britanike.

Përgjatë kaskadave gjenden dhe bukuri të tilla të natyrës si Liqeni i Kraterit, Mali Hud në Oregon, Mali Reinier në Uashington dhe Mali i Shën Helenës. I tëri ky, një udhëtim sa magjepsës edhe shplodhës.

Po ashtu edhe eksplorimi i parkut kombëtar Mali Vullkanik Lasën është një shëtitje mbresëlënëse dhe e këndëshme. Një mundësi për të vëzhguar forma të jetës që nga fillesat e tyre. Me një gjatësi prej mëse 200 kilometrash, Lasën është një shteg mëse i përshtatshëm për alpinizëm dhe ekskursione. Pamjet janë idilike deri sa mbërrin në zona që shpesh quhen “Ferri i Dantes”, zona këto të temperaturave të larta që të kujtojnë se nën sipërfaqen e tokës këtu janë vullkane që zjejnë.

Këto vende kanë marrë emra të tillë si Kuzhina e Djallit. Të eksplorosh këtë park, të zbulosh thellësitë e tij, të arrish të gjesh kuptimin e tij do të ishte përvoja e një jete të tërë.

Lasën është një vend ku nga vdekja rilind jeta, është një dëshmi e gjallë e fuqisë shkatërruese të një vullkani, por edhe dëshmi e fuqishme e krijimit të një jete të re e tejet të pasur.

Të shtunën e ardhëshme do t'ju sjellim pamje nga parku kombëtar Everglejds në Florida. Ky është një lumë, ndoshta më i pazakonti në Tokë, me një gjatësi mbi 1500 kilometra, gjerësi rreth 800 metra dhe thellësi vetëm 20 centimetra. Everglejds shtrihet në cepin më jugor të gadishullit të Floridës dhe përmban ekosistemet më të pasura në botë. Serinë "Parqet Kombëtare të Amerikës" mund ta gjeni edhe në YouTube.com.

XS
SM
MD
LG