Lidhje

Kirurgjia plastike, një sektor në rritje në Liban

  • Paige Kollock

Operacionet plastike po bëhen përherë e më të përhapura në Liban. Mjekët thonë se gratë nga vende të ndryshme të botës po shkojnë tani në Liban për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike, ngaqë atje ka shumë mjekë profesionistë të kësaj fushe dhe çmime të arsyeshme.

Marie Reine Akl ka shkuar për vizitë tek doktori vetëm dy javë pasi ka bërë operacionin e njohur si “rhinoplasti” që zakonisht i referohet ndërhyrjes kirurgjikale në hundë.

"Gjithmonë kam dashur të bëj operacion plastic në hundë, por kisha shumë frikë. Prandaj, kur mbusha 27 vjeç, më nxitën ta bëja operacionin. Më thane ‘Mos ki frikë, ka shumë njerëz që kanë bërë operacion në hundë dhe nuk u ka ndodhur gjë. Prandaj e bëra edhe unë’”.

Për të hequr koskën që e bënte atë të kishte hundë me kurriz, Akl shkoi tek doktori Elias Chammas, mjek kirurg në Qendrën Mjekësore Ndërkombëtare Hazmieh.

“Nuk më vjen keq që e bëra operacionin, sepse nuk më pëlqente hunda që kisha, tani ajo më pëlqen dhe nuk do të pendohem kurrë që e bëra operacionin. Në se martohem në të ardhmen dhe do të kem një vajzë me hundën që kisha unë, do ta nxisja edhe atë ta bënte operacionin”.

Sipas Shoqatës Libaneze të Kirurgjisë Plastike, kohët e fundit ka patur një kërkesë në rritje për operacione plastike në fytyrë. Doktor Elias Chammas drejton klinikën Hazmieh, ku ka 23 kirurgë.

“Në se shkon në plazh, sheh njerëz me allçi në hundë, po ashtu në restorante…Numri i pacientëve që vijnë tani në spital është dy, apo trefishuar”.

Dr. Chammas bën disa ndërhyrje në ditë, që nga rritja e gjoksit, tek përmirësimi i hundës, apo heqja e dhjamit nga pjesë të ndryshme të trupit, një procedurë që njihet si lipektomi. Ai thotë se turizmi në Liban e ka shtuar mundësinë që të të ketë edhe klientë të huaj për operacione plastike.

Zeina Al Haj ka një biznes të suksesshëm në këtë fushë, që e quan “Image Concept”, koncepti i imazhit. Kjo kompani e ka bazën në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe organizon paketa operacionsh plastike dhe njokëhësisht pushimesh në Liban.

“Libani filloi ta zhvillojë kirurgjinë plastike pas luftës, gjatë rindërtimit të vendit, kur duhej duheshin trajtuar shumë raste gjymtimesh. Mjekët fituan një reputacion të madh nga ekperienca që fituan gjatë kësaj periudhe”.

Kjo eksperiencë, thotë doktor Chammas, e kombinuar me çmimet relativisht të lira, 2 mijë e 600 dollarë për një operacion në hundë, krahasuar me 6-7 mijë dollarë në Evropë, e bën Libanin një vend të shkëlqyer për personat që duan të bëjnë kirurgji plastike.

Ministria e turizimit e Libanit po promovon kompani si “Image Concept”, për marketimin e Libanit si një destinacion ku turistët mund të bëjnë edhe kirurgji plastike.

XS
SM
MD
LG