Lidhje

Libi: Njoftime për vrasjen e djalit të Gadafit, Kamis Gadafi


Libi: Njoftime për vrasjen e djalit të Gadafit, Kamis Gadafi
Libi: Njoftime për vrasjen e djalit të Gadafit, Kamis Gadafi

Forcat kryengritëse në Libi thonë se nga një sulm ajror i NATO-s u vra Khamis Gadafi, djali i udhëheqësit libian Muamar Gadafi, si dhe 30 persona të tjerë. Një zëdhënës i kryengritësve tha se sulmi ndodhi në qytetin Zlitan. Vrasja e Khamis Gadafit nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Një zëdhnës i NATO-s, tha se po aleanca po interesohet për këtë njoftim. Khamis Gadafi është një nga komandantët kryesorë të forcave ushtarake të Libisë. Vrasja e tij do të ishte një goditje e rëndë për përpjekjet e udhëheqësit libian për të shtypur kryengritjen kundër tij. Para disa muajsh, sipas një njoftimi të qeverisë së Libisë, si rezultat i një sulmi tjetër ajror të NATO-s, është vrarë edhe një djalë tjetër i Moamer Gadafit, Saif al-Arabi.

Aleanca e NATO-s vepron në Libi në kuadër të një rezolute të OKB-së për të mbrojtur civilët nga forcat e Gadafit.

XS
SM
MD
LG