Lidhje

Libi: Këshilli Kombëtar Kalimtar, në bisedime për formimin e qeverisë së re

  • Zëri Amerikës

Libi: Këshilli Kombëtar Kalimtar, në bisedime për formimin e qeverisë së re

Libi: Këshilli Kombëtar Kalimtar, në bisedime për formimin e qeverisë së re

Udhëheqësi i përkohshëm i Libisë, kryetari i Këshillit Kalimtar Mustafa Abdel Xhalili, tha sot se shpreson që bisedimet për formimin e qeverisë së re, të përkohshme, do të përfundojnë brenda dy javësh.

Duke iu drejtuar mijëra vetëve në qytetin e Bengazit, zoti Xhalili foli sot, një ditë pasi shpalli çlirimin e vendit nga sundimi 42 vjeçar i Muamar Gadafit. Kryetari i Këshillit Kalimtar po ashtu tha sot se do të bëhen hetime për vrasjen e Gadafit, pas kërkesave të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara, nga grupe të të drejtave të njeriut dhe nga të tjerë.

Mjekët që kryen autopsinë e Gadafit thonë se ai vdiq nga plagët e plumbave të marë në kokë dhe në bark.

XS
SM
MD
LG