Lidhje

Gadafi: Jam gjallë dhe larg rezes së veprimit të NATO-s


Gadafi: Jam gjallë dhe larg rezes së veprimit të NATO-s
Gadafi: Jam gjallë dhe larg rezes së veprimit të NATO-s

Televizioni shtetëror libian ka transmetuar mesazhe nga Moamar Gadafi, në të cilat udhëheqësi libian siguron popullin e tij se është gjallë dhe në një vend ku nuk mund ta cënojnë bombardimet e NATO-s.

Mesazhi i zotit Gadafi u transmetua mbrëmë, pasi Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini tha se kishte raporte të pakonfirmuara se udhëheqësi libian ndoshta është plagosur, pas goditjeve disa javore të NATO-s kundër këtij vendi.

Zoti Fratini tha në komentet për shtyp se kishte marrë sinjale nga peshkopi katolik në Tripoli, Xhiovani Martineli se zoti Gadafi mund të jetë i plagosur dhe mund të jetë larguar nga qyteti.

Një zëdhënës i qeverisë libiane i cilësoi raportet “absurde”.

XS
SM
MD
LG