Lidhje

Libi: Këshilli Kalimtar njofton hapa drejt rimëkëmbjes së ekonomisë

  • Zëri Amerikës

Libi: Këshilli Kalimtar njofton hapa drejt rimëkëmbjes së ekonomisë

Libi: Këshilli Kalimtar njofton hapa drejt rimëkëmbjes së ekonomisë

Këshilli Kalimtar i Përkohshëm i Libisë thotë se 5 kompani ndërkombëtare të ernegjisë po rifillojnë operacionet në vend, një hap ky i rëndësishëm në përpjekjet e Tripolit për të rindërtuar ekonominë e shkatërruar nga lufta dhe nga sanksionet. Një nga anëtarët e Këshillit, Arif Najed, tha se mes kompanive është edhe gjigandi italian i naftës, ENI. Ai i bëri këto komente në Paris, pas takimit mes drejtuesve të Këshillit Kombëtar dhe zyrtarëve të huaj, të cilët po bashkëpunojnë për të gjetur mënyra specifike për të ndihmuar vendin pas luftës disa mujore me forcat e Muamar Gadafit.

Seanca e sotme në Paris mbahet një ditë pasi udhëheqësit botërorë që po takohen për të diskutuar për Libinë, u zotuan të japin ndihma financiare dhe humanitare me vlerën e 15 miliardë dollarëve për të mbështetur qeverinë e përkohëshme libiane. Ekipi për rindërtimin e Libisë është duke biseduar për të shpenzuar sa më mirë fondin e ri për nevojat e vendit.

Ndërkohë, Turqia e rihapi sot ambasadën e saj në Libi, pasi dje disa vende të tjera, si Rumania dhe Rusia e njohën Këshillin Kombëtar Kalimtar si autoritetin udhëheqës të Libisë.

Po dje, një zyrtar ushtarak në qeverinë e përkohëshme të Libisë e cilësoi Muamar Gadafin “mashtrues”, në përgjigje të mesazheve të tij të regjistruara kohët e fundit, ku i bën thirrje përkrahësve të tij ta vazhdojnë luftën. Këshilli Kalimtar tha se Gadafi nuk ka më asnjë lidhje me libianët dhe e akuzoi atë se është përpjekur të largohet nga vendi.

XS
SM
MD
LG