Lidhje

Libi: Kryengritësit deklarojnë përparim në betejën për kontrollin e Bani Validit


Libi: Kryengritësit deklarojnë përparim në betejën për kontrollin e Bani Validit
Libi: Kryengritësit deklarojnë përparim në betejën për kontrollin e Bani Validit

Luftëtarët e qeverisë së përkohëshme të Libisë thonë se kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Bani Validit, një nga qendrat e fundit nën kontrollin e besnikëve të ish-udhëheqësit libian Muamar Gadafi.

Zyrtartët thanë sot se luftëtarët kundër Gadafit arritën në qendrën e Bani Validit një ditë pasi filluan një sulm të ri në qytetin që nodhet 170 kilometra në juglindje të Tripolit. Por luftëtarët e Këshillit Kalimtar vazhdojnë të ndeshin në disa xhepa rezistence disa javë pas luftimeve brenda dhe jashtë qytetit.

Autoritetet e Këshillit Kalimtar thonë se po përpiqen njëkohësisht të sigurojnë kontrollin e Sirtes, qyteti i lindjes i Gadafit.

XS
SM
MD
LG