Lidhje

Libi: Kryengritësit deklarojnë se kanë nën kontroll rafinerinë e vetme funksionale

  • Zëri Amerikës

Libi: Kryengritësit deklarojnë se kanë nën kontroll rafinerinë e vetme funksionale

Libi: Kryengritësit deklarojnë se kanë nën kontroll rafinerinë e vetme funksionale

Forcat kryengritëse në Libi thonë se kanë marrë nën kontroll edhe rafinerinë e fundit që punonte në vend, në një qytet në perëndim të Tripolit, ndërsa vazhdojnë përparimin drejt kryeqytetit në përpjekje për të larguar nga pushteti Moamar Gadafin.

Kryengritësit thanë sot se kanë nën kontroll rafinerinë në qytetin Zavija, rreth 50 kilometra në perëndim të Tripolit. Dje ata kishin bërë të ditur se kishin mbyllur tubacionet e karburantit që dilnin nga rafineria.

Banorët që po largoheshin dje nga qyteti thanë se kryengritësit kishin në kontroll shumicën e qytetit, ku shihet flamuri i tyre tri ngjyrësh: kuq, zi e jeshil.

XS
SM
MD
LG