Lidhje

Libi: Familja e komandantit rebel të vrarë betohet për hakmarrje


Libi: Familja e komandantit rebel të vrarë betohet për hakmarrje
Libi: Familja e komandantit rebel të vrarë betohet për hakmarrje

Në Libi, familja e udhëheqësit ushtarak rebel të vrarë javën e kaluar thotë se fisi i fuqishëm ku ai bënte pjesë, mund ta verë vetë drejtësinë në vend, nëse udhëheqësit e opozitës nuk gjejnë vrasësin.

Dje familja e gjeneralit Abdel Fatah Junis kërkoi të zhvillohet pa humbur kohë një hetim i hapur dhe gjyqi për personat përgjegjës për vrasjen. Gjenerali i opozitës libiane u vra javën e kaluar, pasi u thirr në prapavijë nga shefat e tij.

Kjo nxiti spekullimet se vrasja e gjeneralit mund të ketë qenë e organizuar brenda radhëve të opozitës libiane. Ende nuk është bërë asnjë arrestim lidhur me vrasjen.

XS
SM
MD
LG