Lidhje

Libi: Kryengritës marrin nën kontroll qytetin e Zavijas


Libi: Kryengritës marrin nën kontroll qytetin e Zavijas
Libi: Kryengritës marrin nën kontroll qytetin e Zavijas

Agjenci perëndimore lajmesh thonë se kryengritësit libianë kanë marrë nën kontroll qytetin perëndimor të Zavijas dhe kanë forcuar rrethimin rreth kryeqytetit të vendit, Tripoli – baza kryesore e udhëheqësit të vendit Moamar Gadafi.

Gazetarët që patën mundësi të shkojnë sot në Zavija thanë se kryengritësit kontrollojnë sheshin kryesor dhe pozicione të tjera që më parë mbaheshin nga forcat e Gadafit. Trupat qeveritare vazhdojnë ndërkaq të bombardojnë qytetin nga pozicionet e tyre në lindje.

Zonat që kontrollohen nga trupat e Gadafit po tkurren gjatë këtyre javëve, ndërkohë që kryengritësit kanë shënuar përparime të rëndësishme në fushatën e tyre, pas gjashtë muaj luftimesh që synojnë të rrëzojnë nga pushteti regjimin 40 vjeçar të Gadafit.

XS
SM
MD
LG