Lidhje

Forcat e Gadafit shënojnë përparim në disa qytete


Forcat e Gadafit shënojnë përparim në disa qytete
Forcat e Gadafit shënojnë përparim në disa qytete

Në Libi, forcat pro-qeveritare duket se kanë shënuar përparim në disa qytete që kanë qenë nën kontrollin e kryengritësve.

Forcat pro-Gadafit sprapsën sot qindra kryengritës nga qyteti port Ras Lanuf. Dëshmitarët thonë se kryengritësit kishin filluar tërheqjen nga qyteti pas sulmeve të artilerisë nga forcat besnike të Gadafit. Po sipas dëshmitarëve, spitali dhe ndërtesa të tjera në qytet janë dëmtuar rëndë.

Burimet qeveritare kanë deklaruar fitore edhe në Zavija, qyteti më pranë Tripolit që ishte nën kontrollin e kryengritësve. Mbrëmë autoritetet njoftuan se forcat e tyre kishin marrë qytetin. Televizioni shtetëror transmetoi pamje të një tubimi festiv pro-Gadafit në Zavija.

Ndërkaq, kreu i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar thotë se Libia është zhytur në luftë civile. Mjekët në pjesën lindore të vendit njoftojnë për shtim të numrit të civilëve të plagosur.

Presidenti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar Jakob Kellenberger tha sot se ka njoftime për deri në 2 mijë të plagosur. Ai shtoi se organizata e tij nuk mund të depërtonte në pjesën perëndimore të vendit, përfshirë kryeqytetin Tripoli.

XS
SM
MD
LG