Lidhje

Libi: Forcat qeveritare vazhdojnë sulmin ndaj qytetit të lindjes së Gadafit

  • Zëri Amerikës

Libi: Forcat qeveritare vazhdojnë sulmin ndaj qytetit të lindjes së Gadafit

Libi: Forcat qeveritare vazhdojnë sulmin ndaj qytetit të lindjes së Gadafit

Forcat e qeverisë libiane po e vazhdojnë sulmin ndaj qytetit të lindjes të Muamar Gadafit, Sirte, ndërsa vetë Gadafi u bën thirrje libianëve të protestojnë kundër qeverisë kalimtare që i zuri vendin sundimit të tij. Luftimet e sotme u përqëndruan përreth qendrës së konferencave Uaga-dugu, ku e kanë bazën luftëtarët pro-Gadafit.

Komandantët e Këshillit Kalimtar parashikojnë që brenda disa ditëve të kenë kontrollin e plotë të qytetit. Luftëtarët e tyre kanë përparuar drejt qytetit nga lindja dhe peërndimi i vendit.

Në një mesazh të regjistruar që u dha dje, ish-udhëheqëi libian i paralajmëronte udhëheqësit e vendeve në zhvillim që janë duke e mbështetur qeverinë kalimtare, të jetë të përgatitur për krijimin nga NATO të këshillave të tjerë, që do t’i zëvendësonin ata njëri pas tjetrit.

XS
SM
MD
LG