Lidhje

Libi: Përleshje të ashpra për të marrë nën kontroll qytetin-port Brega

  • Zëri Amerikës

Libi: Përleshje të ashpra për të marrë nën kontroll qytetin-port Brega

Libi: Përleshje të ashpra për të marrë nën kontroll qytetin-port Brega

Numri i të vdekurve po rritet nga përleshjet në qytetin port, Brega në Libi. Ndërkohë vazhdojnë në Francë dhe Rusi përpjekjet për të zgjidhur krizën në këtë vend.

Zyrtarët libianë të shëndetësisë thonë se të paktën 18 kryengritës janë vrarë dhe 80 janë plagosur në luftime me forcat qeveritare që nga dita e djeshme.

Luftëtarët e opozitës kanë futur nën kontroll pjesën më të madhe të Libisë lindore, por ende nuk kanë marrë qytetin Brega. Kryengritësit njoftuan humbje të rënda në luftimet e djeshme, pasi forcat besnike të udhëheqësit Moamar Gadafi i maskuan kamionët duke u vënë flamujt e opozitës dhe pastaj filluan bombardimin e pozicioneve të tyre në port.

Ndërkaq, Franca thotë se kriza në Libi mund të zgjidhet përmes një plani që do të lejonte Gadafin të qëndrojë në vend, nëse heq dorë nga pushteti.

Ministri i Jashtëm francez Alan Zhype tha se ky opsion do të merret në shqyrtim nëse Gadafi largohet nga skena politike. Udhëheqësi libian ka kundërshtuar thirrjet e mëparshme për të dhënë dorëheqjen apo për t’u larguar.

XS
SM
MD
LG