Lidhje

Libi: Njoftime për përleshje mes protestuesve antiqeveritarë me forcat e sigurisë


Libi: Njoftime për përleshje mes protestuesve antiqeveritarë me forcat e sigurisë
Libi: Njoftime për përleshje mes protestuesve antiqeveritarë me forcat e sigurisë

Njoftime të medias perëndimore thonë se protestuesit antiqeveritarë u përleshën me forcat libiane të sigurisë sot, një ditë që opozita e ka quajtur dita kombëtare e indinjatës.

Njoftimet citojnë faqe interneti të opozitës të thonë se gjashtë vetë u vranë sot në një përplasje në Benghazi, qyteti i dytë më i madh i vendit. Juristët mbajtën një protestë tjetër ndërsa protestuesit anti-qeveritarë u mblodhën në pjesë të tjera të vendit. Grupi Human Rights Watch thotë se forcat libiane të sigurisë arrestuan të paktën 14 aktivistë para protestave të planifikuara.

Ndërkohë qindra përkrahës të udhëheqësit libian Moamar Gadafi u mbodhën në Tripoli sot, një ditë pasi aktivistë të opozitës kishin bërë thirrje për protesta të frymëzuar nga zhvillimet në Egjipt dhe Tunizi.

Organizatorët thonë se kërkojnë të festojnë 17 shkurtin, përvjetorin e dy episodeve të përgjakshme gjatë regjimit 42 vjeçar të zotit Gadafi.

XS
SM
MD
LG