Lidhje

Libri me kujtime i ish-presidentit Bush - lexuesit debatojnë

  • Carolyn Presutti

Libri me kujtime i ish-presidentit Bush - lexuesit debatojnë

Libri me kujtime i ish-presidentit Bush - lexuesit debatojnë

Decision Points – Pikat e vendimit, është titulli i një libri të shkruar nga ish-presidenti Xhorxh Bush dhe që doli në qarkullim të martën. Zoti Bush përshkrruan aty ngjarjet që i paraprinë luftës në Irak, vendimet e tij për miratimin e teknikave të dyshimta të marrjes në pyetje dhe momente të tjera me rëndësi të presidencës së tij. Por le të shikojmë se ç’ndikim mund të ketë ky libër në trashëgiminë e zotit Bush si president.

Jeff Kratz, i cili banon pak minuta nga Shtëpia e Bardhë, votoi për Xhorxh Bushin të dyja herët që ai kandidoi për president.

Prandaj ishte e natyrshme që zoti Kratz të blinte librin me kujtime Decision Points, shkruar nga ish-presidenti Bush.

"Të paktën kjo është mënyra e tij për të thënë se përse mori ato vendime që mori dhe çfarë zgjedhjesh bëri në këtë proces."

Një nga këto zgjedhje ishte ndërhyrja në Irak, 18 muaj pas sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001.

Zoti Bush e shpjegon këtë në videon e promovimit të librit.

"11 shtatori ndryshoi kursin e historisë dhe çoi në vendimin më të vështirë që mund të marrë një president: dërgimi i trupave amerikane në luftë. Unë shkruaj për faktorët që kisha parasysh dhe emocionetg që ndieva."

Ish-presidenti shkruan, ashtu siç e ka thënë vazhdimisht, se të dhënat e zbulimit bënin fjalë për ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë në Irak. Por asnjë e tillë nuk u gjet. Kjo, thotë ish-presidenti, i ka lënë një shije të hidhur. Megjithatë, ai ngul këmbë se irakianët janë sot më mirë pa Sadam Huseinin, siç e thotë edhe në videon për librin:

"Reflektoj për vendimet e mija të drejta dhe të gabuara dhe se çfarë do të bëja ndryshe po të më jepej rasti."

Qindra njerëz mundën të marrin një kopje të librit Decision Points me firmën e autorit në shtetin e tij Teksas. Në Uashington, shumë më pak njerëz donin të ishin të parët për ta blerë librin.

"Me disa nga vendimet që ai mori nuk jam aspak dakord dhe do të desha të di se çfarë e shtyu."

Sharon Ueyn thotë se nuk është sidomos dakord me teknikat e marrjes në pyetje.

Ish-presidenti shkruan se si e miratoi personalisht teknikën e marrjes në pyetje që simulon mbytjen me ujë, në rastin e njërit prej operativëve të al-Kaidës, Khalid Sheikh Mohammed. Zoti Bush dhe këshilltarët e tij e quajtën këtë taktikë të ligjshme duke thënë se ajo bëri që të shpëtoheshin jetë njerëzish. Historiani Allan Lichtman, komenton kështu:

"Mendoj se ky shpjegim vetëm sa do t’i rritojë kritikët e tij. Harry Truman – presidenti i shquar amerikan kishte një shprehje: unë mbaj përgjegjësinë kryesore. Pra është presidenti dhe jo këshilltarët që duhet të përgjigjen."

Brent Garland ishte ndër ata që e shfletuan librin e ri:

"Ai na jep tani një version të tij të ngjarjeve me këtë libër për të nxjerrë para. Kjo për mua është fyese prandaj nuk do ta blej librin."

ALLAN LICHTMAN, PRESIDENTIAL HISTORIAN
"Kujtime të tilla rrallë kanë ndonjë ndikim mbi historianët, sepse historianët e kuptojnë që kujtimet i shërbejnë atij që i shkruan."

Pavarësisht se kujt i shërbejnë, libri i zotit Bush po shitet me shpejtësi. Kjo ndodh shpesh me kujtimet e presidentëve, duke i ngritur ata në rangun e autorëve më të shitur.

XS
SM
MD
LG